Dinamo afron mbrojtësin Bekim Maliqi

Dinamo përforcohet në këtë merkato me një mbrojtës të krahut të djathtë si Bekim Maliqi. 23-vjeçari është prezantuar këtë të mërkurë dhe i është bashkuar menjëherë skuadrës së drejtuar nga trajneri Dritan Mehmeti në fazën përgatitore që ekipi po zhvillon në Itali. Sezonin e fundit, Maliqi ishte pjesë e Erzenit ndërsa në të kaluarën, lojtari nga Podujeva është aktivizuar edhe në Kosovë me Llapin, Besën dhe Feronikeli 74. Më herët, Dinamo zyrtarizoi edhe afrimet e sulmuesit Andre Jordy Ella, mesfushorit Adrian Doci, mbrojtësit Mateo Muzek, sulmuesit Eridon Qardaku, portierit Aldo Teqja si dhe mesfushorit Bruno Dita.

sfidanti.al