Donjeta Sadiku, lamtumirë “Paris 2024”

Donjeta Sadiku ndalet këtu, boksierja kosovare është mposhtur në 1/8 e finales nga kolumbiania Angie Paola Valdes Pina. Në këtë përballje të peshës deri në 60 kg, boksierja kosovare u mund me një rezultat 3-2 me një vlerësim të jurisë. Ndërkohë, në raundin e parë, në fazën e 1/16, Sadiku mposhti boksieren tajlandeze, Thananya Somnuek. Kjo është pjesëmarrja e dytë në Lojërat Olimpike, e para me normë.

sfidanti.al