Sainz nënshkruan me Williams

Carlos Sainz ka njoftuar se do t’i bashkohet Williamsit për sezonin 2025 të Formula 1, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij. Sainz, 29 vjeç, ka qenë në qendër të thashethemeve të tregut të pilotëve F1 për sezonin e ardhshëm që kur Ferrari njoftoi në shkurt se kishte nënshkruar me Lewis Hamilton, duke e lënë spanjollin pa një vend. Për Sainz pati interes të madh si nga Sauber, i cili do të bëhet fabrika për Audin në F1 nga viti 2026, ashtu edhe nga Alpine për vitin e ardhshëm, por hodhi poshtë të dyja ofertat e tyre për t’u bashkuar me Williams.

sfidanti.al