Mats Hummels ka mbetur lojtar i lirë dhe është në pritje të një kontrate të re për ta vazhduar karrierën. Ditëve të fundit është raportuar se mbrojtësi gjerman ndodhet në listën e dëshirave të Real Madridit sipas Fernando Tabero të Diario AS. Bardhezinjtë, megjithatë, nuk planifikojnë të shkojnë për gjermanin pasi kjo nënshkrim ‘nuk do t’i plotësonte kriteret e tyre’. Real Madrid nuk sheh ndonjë opsion të përshtatshëm për qendërmbrojtësin në treg pasi humbi Leny Yoro. Ata me shumë gjasa do të qëndrojnë te lojtarët që kanë, edhe pse Nacho është larguar ndërsa David Alaba është ende duke u rikuperuar nga dëmtimi i rëndë. Opsionet e disponueshme të qendërmbrojtësve të Carlo Ancelottit përfshijnë Antonio Rudiger, Eder Militao dhe Jesus Vallejo. Lojtarët si Aurelien Tchouameni, Ferland Mendy dhe Dani Carvajal gjithashtu mund të luajnë në rast urgjence prandaj Hummels duhet të shikojë opsione të tjera, pasi te Real Madridi duket se nuk duan të nënshkruajnë me mbrojtës të ri.
sfidanti.al