Borussia Dortmund në gjurmët e Pascal Gross. Nënkampionët e Europës kanë nevojë për përforcime pas largimeve të emrave si Reus, Hummels dhe Sancho. Ndërkohë që edhe Adeyemi është me valixhe gati. Drejtuesit kanë nisur nga puna për të forcuar organikën e Nuri Sahin. Dhe një nga objektivat është gjermani që luan në Premier League me Brighton. 33-vjeçari, pjesë e “Pulëbardhave” prej vitit 2017, ka edhe një vit kontratë me klubin ishullor. Dhe mungesa e rinovimit ndikon që të shitet këtë verë. Për të mos e humbur me parametra zero.
sfidanti.al