Inter, shënjestron lojtarin e Brazilit

Robert Renan është lojtari që Inter është duke monitoruar për të forcuar linjën mbrojtëse. Sipas asaj që raporton gazetari i amerikano-jugor, Uriel Lugt, në ditët në vijim zikaltrit në fakt duhet të paraqesin ofertën e tyre të parë zyrtare për mbrojtësin brazilian te Zenit Shën Petersburg. Lojtari sidoqoftë tani është i huazuar te Internacional de Porto Alegre. Sipas portalit rus Euro-Football, Inter është gati të vendosë menjëherë dhjetë milionë euro në tavolinë për 21 vjeçarin. Çështja është se për çmimin e lojtarit, Zenit niset nga një vlerësim prej 20 milionë euro për fillimin e negociatave. Një distancë e rëndësishme, e cila megjithatë mund të zvogëlohet ndjeshëm duke marrë parasysh situatën aktuale të klubeve ruse, të detyruar muajt e fundit të shesin disa lojtarë për shifra dukshëm më të ulëta se vlera e tyre.

sfidanti.al