Qyteti ukrainas i Dnipros duket sikur i mallkuar për futbollin, pasi pas klubit Dnipro Dnipropetrovsk, i cili u shua në vitin 2019, i njëjti fat mund të përcjell edhe klubin pasardhës SK Dnipro-1. Dnipro-1 ka kohë që jeton në borxhe, praktikisht i gjithë stafi teknik është larguar nga klubi, dhe gjykuar nga faqja e specializuar Transfermarkt, ekipi ende përbëhet nga vetëm tre lojtarë. Të hënën ka mbërritur konfirmimi i parë zyrtar i situatës në klub, pasi Dnipro-1 duhej të luante me Puskas Academy në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, por ato ndeshje nuk do të luhen. Ukrainasit i dorëzuan të dyja ndeshjet dhe vendimi u konfirmua nga vetë UEFA dhe i dha dy fitore ekipit hungarez me rezultat 3-0. Nëse Dnipro-1 do t’i dorëzonte ndeshjet dje para orës 14:00, Austria e Vjenës do të ishte vendosur në raundin e tretë kualifikues, por meqenëse klubi ukrainas paraqiti kërkesën rreth orës 18:00, fati shkoi te Puskas Akademy. Interesant është fakti se Dnipro-1 shiti sulmuesin Artem Dovbik te Girona për tetë milionë euro vetëm një vit më parë, kështu që rrethanat në të cilat klubi u soll në gjendjen aktuale janë shumë të diskutueshme.
sfidanti.al