Immobile drejt Stambollit, e pret Besiktas

Ciro Immobile i jep fund aventurës 8-vjeçare me Lazion. Golashënuesi më i mirë në historinë e bardhekaltërve, do të transferohet në Turqi. Drejtuesit e klubit italian kanë arritur marrëveshjen me homologët e Besiktasit, skuadër ku luajnë edhe Ernest Muçi e Milot Rashica. Sulmuesi 34-vjeçar do të udhëtojë ditët e ardhshme drejt Stambollit për t’u prezantuar si lojtari më i ri i bardhezinjve turq. Immobile do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me Besiktasin, që sezonin e ardhshëm tenton rikthimin te titulli kampion. Pas eksperiencave në Itali, Gjermani e Spanjë, goleadori i njohur italian do të provojë edhe emocionet e Superligës turke. 329 gola dhe 75 asistime numëron Immobile në 593 ndeshje zyrtare deri në këtë fazë të karrierës.

sfidanti.al