Spanjë-Gjermani, 300 mijë firma kundër Taylor

Një grup tifozësh gjermanë kanë nisur një peticion në internet që Anthony Taylor të mos arbitrojë më në asnjë kompeticion të UEFA-s dhe të përsëritet çerekfinalja mes Spanjës dhe Gjermanisë, në të cilën nuk iu dha një penallti kombëtares së Julian Nagelsmann për një faull me dorë nga Cucurella-s, para golit të Mikel Merino që i lejoi spanjollët të eliminonin gjermanët. Mbi 300 mijë firma u mblodhën në një kohë të shkurtër në platformën chance.org. Mbështetësit gjermanë po bëjnë gjithashtu thirrje për një hetim të UEFA-s për bilbilin anglez. “Çekekfinalja e Euro 2024: Gjermani vs Spanjë. Anthony Taylor arbitroi ndeshjen. Por padyshim në mënyrë të padrejtë!”, thuhet në tekstin e peticionit. “Pas një prekja të pastër me dorë të Marc Cucurella (lojtar i skuadrës spanjolle) në zonë (me dorën e shtrirë), Gjermanisë nuk iu akordua penalltia që e meritonte qartë, gjë që mund ta kishte shtyrë lojën në favor të saj”. “Dhe kjo nuk është e gjitha! Taylor tashmë është kritikuar nga një gjyqtar tjetër për favorizimin e Spanjës. Ne kërkojmë që UEFA të riluajë ndeshjen, të hetojë mungesën e neutralitetit të Taylor dhe ta ndëshkojë atë!”, vijon më tej.

sfidanti.al