Real Madrid ka gati 120 milionë për Bruno Guimaraes

Edhe pse Carlo Ancelotti ka në përbërje të skuadrës shumë mesfushorë me kualitet, presidenti Florentino Perez po punon për t’i dhuruar teknikut italian një emër cilësor si zëvendësues të Toni Kroos. I preferuari i kreut të Realit të Madridit është Bruno Guimaraes. Braziliani që është pjesë e Newcastle në Premier League dhe kombëtares Seleçao. Marca raporton se “Los Blancos” kanë nisur nga puna për blerjen e Guimaraes, për kartonin e të cilit bardhezinjtë anglezë kërkojnë 120 mln euro. Shuma e pretenduar nuk është i vetmi problem, pasi futbollistin e fortë latin e do edhe Pep Guardiola te Manchester City i tij. Gjithsesi, Perez ka treguar se nuk dështon lehtë kur fiksohet të blejë një futbollist. Dhe do të bëjë të pamundurën për ta transferuar në kryeqytetin spanjoll. 42 mln euro pagoi Neëcastle në arkat e Lyonit gjatë janarit të vitit 2022. Ndërkohë që kërkon gati trefishin e shumës së investuar për ta lënë të lirë.

sfidanti.al