Slloveni Slavko Vincic do të gjykojë sfidën Spanjë-Francë

Uefa ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të arbitrojnë ndeshjen Spanjë-Francë, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kampionatit Europian, Gjermani 2024. Sfida Spanjë-Francë i është besuar gjyqtarit slloven Slavko Vincic. Nga Sllovenia janë edhe ndihmësit e kryesorit, anësorët Tomaž Klančnik dhe Andraž Kovačič. Gjyqtar i katërt është sllovaku Ivan Kružliak, ndërsa në VAR slloveni Nejc Kajtazovic.

sfidanti.al