Xhiro e Austrisë kthehet në tragjedi, ndërron jetë Andre Drege

Tragjedi në botën e çiklizmit. Etapa e katërt e Xhiros së Austrisë ka qenë fatale për çiklistin André Drege. Ky i fundit ka ndërruar jetë pas një aksidenti të frikshëm. 25-vjeçari humbi kontrollin e biçikletës duke dalë më pas nga rruga teksa po zbriste majën e malit Grosglokner në Heiligenblut. Fituesi i etapës së katërt të Xhiros së Austrisë ishte Filipo Gana, por organizatorët preferuan që të mos organizonin ceremoninë e rastit.

sfidanti.al