Injorohet orientimi nga UEFA: Franca në avion për 124 kilometra

A nuk u tha të shmangej fluturimi, kur ishte e mundur, për udhëtimet nga një qytet në tjetrin gjatë Euro 2024? Ftesa, ose më saktë orientimi i UEFA-s në prag të turneut kontinental ishin të qarta për ta bërë garën e futbollit në Gjermani sa më të qëndrueshme për sa i përket ndikimit mjedisor. Mesazhi sic duket nuk i ka mbërritur federatës franceze, të paktën sipas asaj që është bërë për fazën e 1/8 të finaleve kundër Belgjikës. Franca lëvizi nga Paderborn në Dusseldorf me avion, për gjithsej 20 minuta fluturim, për të përshkuar 124 kilometrat e distancës në linjë ajrore.

Nëse Franca mund të mburret me rekordin e papritur të këtij edicioni, duhet thënë se grupi i Deschamps nuk është i vetmi që praktikisht ka injoruar mesazhin e UEFA-s dhe Komitetit Organizativ. Turqia, për të dhënë një shembull tjetër, fluturoi 150 kilometrat mes Hanoverit dhe Hamburgut për të sfiduar Austrinë, por në përgjithësi vetëm 12.6% e ekipeve kombëtare kanë përdorur trenin, siç sugjerohej, për udhëtime të brendshme brenda Gjermanisë. Gjatë fazës së grupeve, 60.5% preferuan të udhëtonin me autobus nga kampi stërvitor në stadium, 25.9% preferuan aeroplanin. E pak bëri punë vendimi logjistik për të grupuar më shumë seli në zonat e afërta në emër të sostenibilitetit. Megjithatë, Franca shkoi më tej me lëvizjen e fundit, duke kursyer dy orë udhëtimi neto, por duke i shkuar kundër një propozimi që nisi pikërisht nga të dhënat e mbledhura në edicionin francez 2016, kur 75% e kombëtareve lëvizën me avion.

PËRJASHTIM BËN VETËM ZVICRA

Nëse Spanja e ka përdorur aeroplanin në katër nga katër raste, si gjithmonë në këto raste ka përjashtime që konfirmojnë rregullin dhe të çon te Zvicra, mund të thuhet se është praktikisht i vetmi grup që ka zbatuar sugjerimin e mirëfilltë të UEFA-s. Xhaka dhe bashkëlojtarët e tij, të cilët eliminuan Italinë në fazën e 1/8, kanë udhëtuar gjithmonë me tren gjatë Euro 2024.

 

sfidanti.al