Francë-Spanjë në gjysmëfinale, Cristiano kthehet në shtëpi

Franca është gjysmëfinalistja e dytë e Euro 2024. “Gjelat” kanë kaluar në turin tjetër të turneut falë një fitoreje me penallti përballë Portugalisë, pas 120 minutave që nuk prodhuan gola. Fati i penalltive u buzëqeshi francezëve, të cilët siguruan një kualifikim drithërues. Ishte Joao Felix njeriu që gaboi penalltinë e vetme pasa barazpeshës totale dhe “Gjelat” festojnë bashkë me Kylian Mbappe, duke i shkaktuar Vristiano Ronaldos është një disfatë personale pasi fituesi i 5 Topave të Artë luajti ndeshjen e fundit në një europian. Spanjë-Francë është gjysmëfinalja e parë e Euro 2024, me klasiken europiane që do të luhet në “Allianz Arena” të Mynihut në datën 9 korrik (21:00).

sfidanti.al