Një paraqitje galaktike. Sipas gazetës madrilene AS , Real Madrid po planifikon një ardhje të paharrueshme për Kylian Mbappé, i cili do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i ri për klubin Merengue më 16 korrik . Sipas gazetës, ‘Santiago Bernabeu’ duhet të jetë vendi për një skenë “spektakolare”. “Do të jetë prezantimi më mbresëlënës i bërë ndonjëherë për një futbollist,”- siguron një burim për AS. Kylian do ta kuptojë që nga dita e parë rëndësinë e nënshkrimit të tij.
”Ai pritet të dalë në fushën e stadiumit të Madridit para 80 mijë shikuesve, i veshur me fanelën zyrtare të Real Madridit për sezonin 2024-25, me numrin 9 në shpinë. Do të vendoset një vendkalim nga dalja e dhomës së zhveshjes deri në skenën, e cila do të instalohet në skajin verior të stadiumit. Kalimi i Kylian Mbappé në pasarelën “à la Taylor Swift” do të shoqërohet me një efekt zjarri në linjat e prekjes, ndërsa sistemi zanor dhe muzikantët do të ofrojnë kolonën zanore për hyrjen e tij.
sfidanti.al