I kujt është ky Europian? I të gjithëve dhe i askujt, nuk ka një padron dhe as një fytyrë për t’u vënë në kopertinë. Është një vepër e një grupi kolektiv, si ai i Spanjës që shkëlqen edhe me rezervat që luajtën ndeshjen e tretë kundër Shqipërisë, por këtij Europiani ende i mungon lojtari që të shkëlqejë më shumë se gjithë të tjerët, froni i më të mirit është ende bosh. Ky duhej të ishte Europiani i tranzicionit të brezave. Cristiano Ronaldo lideri absolut i grupit të të vjetërve të mëdhenj, është në shfaqjen e tij të fundit në një manifestim madhor, pasi vështirë se në moshën 41 vjeçare do të ketë kapriçon për të luajtur dhe në Botërorin e 2026-ës. Kyliane Mbappe , kandidati numër një për trashëgiminë e Ronaldos në Europë, theu hundën, dhe si shokë të tjerë te Franca po shqetësohet për avancimin e forcave të ekstremit të djathtë në vendin e tij. Jude Bellingham, lojtari që një ditë duhet të bëhet Bobby Moore, i fundit dhe i vetmi kapiten i Anglisë që ka ngritur lart një trofe madhor, atë të Botërorit 1966, e ka përjetuar fazën e parë të Euro 2024 ashtu si muajt e fundit te Real Madrid, me ulje ngritje, pa vazhdueshmëri.
Mund të jetë mosha, pasi sapo ka mbushur 21 vjeç dhe mbretër të futbollit në moshën 21 vjeçare janë para pak, vetëm Pele. Spanja dhe Gjermania kanë bollëk lojtarësh të shkëlqyer, por cilët janë yjet që shkëlqejnë në absolut? Musiala e Nico Williams? Wirtz e Pedri? Janë shumë të zotët dhe do të bëhen shumë të famshëm, por sot janë shumë të rinj dhe ende askush nuk ka spikatur si fytyra kopertinë e këtij europiani. A mund të jetë Harry Kane apo Fulkrug? Këtu jemi në drejtimin e kundërt, atë të qendërsulmuesve të stazhionuar. Një pjesë e boshllëkut është mbushur nga gjeorgjianët dhe Khvicha Kvaratskhelia ka fizikun dhe kualitetin për të tentuar sulmin ndaj kurorës, por a do ta dënojë fakti që bën pjesë në një kombëtare të vogël, ashtu si dikur George Best, kurrë në një Botëror apo Europian, pasi ishte bir i Irlandës së Veriut. Madje madje, as në Kupën e Amerikës nuk po shihet një Messi i ri. Vinicius nuk mund të mjaftojë. Fundi i dualitetit të madh të 15 viteve të fundit atij mes Messit dhe Ronaldos është evident, madje prej kohësh, dikush duhet të spikasë në këtë Europian për të na treguar se si do të jetë e ardhmja.
sfidanti.al