SHBA eliminohet nga Copa America

Uruguaji dhe Panamaja janë dy ekipet e radhës që sigurojnë kualifikimin për në çerekfinalet e Copa Amerika, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndalën në fazën e grupeve rrugëtimin e tyre. Vendi organizator i këtij edicioni të Copa America nuk arriti dot që të avanconte më tej , teksa në ndeshjen e tretë të grupit u mund nga Uruguai me rezultatin minimal 0-1. Ndonëse, Shtete e Bashkuara të Amerikës u munduan që të merrnin një fitore shprese, e patën të vështirë ndaj Uruguait, që me këto 3 pikë mban vendin e parë me 3 fitore në fazën e grupeve. Goli i futbollistit të Napolit, Mathias Olivera ishte vendimtar në këtë përballje. Në ndeshjen tjetër të grupit C, Panama fitoi 3-1 përballë Bolivisë, duke marrë fitoren e dytë dhe rrjedhimisht dhe kualifikimin për në turin tjetër. Fajardo i dha epërsinë Panamasë në pjesën e parë, ndërkohë që në të 69-ën Mirana barazoi shifrat përkohësisht për Bolivinë. Megjithatë, festa e golit të barazimit do zgjaste pak, pasi vetëm 10 minuta më vonë Guerrero dhe më pas Yanis në kohën shtesë vulosën rezulatin përfundimtar të kësaj sfide. Në fund festa për Panamanë, që shkon mes 8 më të mirave të Copa America.

sfidanti.al