Deschamps: Krijuam më shumë se Belgjika, besoj te skuadra

Numri një i stolit të Francës, Didier Deschamps u shpreh i lumtur pas suksesit 1-0 ndaj Belgjikës në Europian.

“Ne bëmë gjithçka mundëm që të krijonim mundësi, dhe ne krijuam më shumë se ata, po ne pritëm kundërshtarin dhe ata ranë në grackën tonë. Më pëlqen kjo gjë, por në të njëjtën kohë nuk mundesh të fitosh gjithmonë vetëm duke pasur zotërimin e topit. E di që njerëzit prisnin nga ne që të kualifikoheshim në çerekfinale, por le të shijojmë momentin. Asgjë nuk vjen me një të kërcitur të gishtave. Ne jemi në çerekfinale dhe kjo është një fazë e rëndësishmë. Një autogol, është i devijuar, gjë që do të thotë se dikush duhet të gjuajë. Nëse gjuajtja shkon në portë, le të shkojë. Skuadrat më të mira luajnë në kompeticion dhe ndeshjet janë shumë të tensionuara. Ne gjithmonë e kemi pasur kapacitetin për të shënuar më shumë. Ka qenë një problem ky që në fillimin e Europianit por ne gjithmonë kemi krijuar mundësi. Ne duam të ecim përpara, dhe nuk do ta lejojmë që kjo gjë të na bëhet si barrierë psikologjike. Mbape po mësohet me maskën. Ai po bëhet më i mirë me të. Ajo mund ta dëmtojë vizionin e tij. Ai thotë që është njësoj sikur të shikosh gjëra në 3D. Me shikimin drejtë është mirë, por në cepa vuan. Besoj se do mësohet me të në javët ose muajt në vazhdim”, tha ai.

sfidanti.al