Monte Carlo, Barcelona, Roma, Madridi, Parisi mund të përkufizohen si ‘shtëpitë’ e Rafael Nadal. Tenisti spanjoll këtë fundjavë fitoi ‘La Decima’-n e tij në Monte Carlo pasi mundi në finale bashkëkombasin e tij Albert Ramos duke u kujtuar të gjithëve se është ai ‘mbreti’ i fushave me dhè. Ajo e së dielës ishte triumfi i 29 për Nadal në turnetë Masters dhe e 50 në karrierë në sipërfaqet me dhè duke kaluar legjendën argjentinase Guillermo Villas. Në Monte Carlo ai fitoi titullin e 10, dicka që nuk e ka regjistruar askush më parë përsa u përket sukseseve në njëjtin turne.
Këtë javë është turneu Barcelonës ku edhe këtu Nadal do të kërkojë ta cojë në 10 numrin e titujve të fituar. Statistikat e frikshme të spanjollit në këtë sipërfaqe nuk kanë të mbaruar. Deri tani, Nadal ka një bilanc me 370 fitore e 34 humbje me një efektivitet prej 91.5%. Në të njëjtën kohë 30 vjecari ka edhe rekordin prej 81 fitoresh radhazi të fituara në këto fusha të vendosur në periudhën 2005-2007, seri suksesesh që u ndërpre nga Federer në turneun e Hamburgut.
sfidanti.al