Partizani përforcohet me Agim Zekën

Partizani përforcon radhët në repartin ofensiv me të kuqtë që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare bëjnë të ditur akordin me Agim Zekën. Sulmuesi, sezonin e fundit ishte pjesë e Erzenit ndërsa më herët në karrierën e tij është aktivizuar edhe me Skënderbeu. Lojtari nga Prishtina është vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi në Pogradec për të kryer fazen përgatitore.

Njoftimi:

Partizani me kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshjen për afrimin e futbollistit Agim Zeka. Sulmuesi nga Prishtina i bashkohet të kuqve pas një sezoni pozitiv te Erzeni, skuadër me të cilën realizoj 5 gola dhe dhuroj 4 asiste. 25 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Zeka menjëherë është vënë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi teksa i është bashkuar skuadrës në qytetin e Pogradecit.

#MirësevjennëfamiljeneKuqeAgimZeka
#PërjetMeTyPartizan