Bentaleb operohet pas atakut kardiak

Pas atakut kardiak të pësuar disa javë më parë, Nabil Bentaleb iu nënshtrua një operacioni në zemër të mërkurën e 26 qershorit në Lille. Mesfushori i Lille vendosi një stimuluesi kardiak për të stabilizuar aktivitetin e zemrës së tij, për të mos rrezikuar atak tjetër. Sipas raportimeve të medieve franceze pas përfundimit me sukses të operacionit, Bentaleb do të duhet të presë përgjigjen e Federatës Franceze të Futbollit për rikthimin e tij të mundshëm në fushën e blertë në muajt në vijim.

sfidanti.al