Venezuela surprizon Meksikën, Ekuadori mposh Xhamajkën

Venezuela surprizoi Meksikën në ndeshjet e dyta të Grupit B në Copa America. Skuadra e drejtuar nga Batista triumfoi 1-0 ndaj Meksikës falë golit të Rondon në minutën e 57-të nga pika e bardhë e penalltisë. Meksika provoi të reagonte, por nuk ia doli edhe pse diktoi ritmin deri në fund, nuk ia doli të gjente rrjetë as nga pika e bardhë e penalltisë, me Pineda-n që u ndal nga portieri Romo, duke pësuar kështu humbjen e parë në grup, teksa Venezuela me këtë fitore firmos edhe kualifikimin. Ndërkohë, në takimin tjetër Ekuadori siguroi fitoren e parë të këtij edicioni, me ekipin e drejtuar nga Sanchez Bas që triumfoi 3-1 ndaj Xhamajkës.Sfida u zhbllokua në minutën e 13-të me autogolin e Palmer, teksa Ekuadori dyfishoi në minutën e katërt të shtesës së pjesës së parë me anë të Paez. Michail Antoni rihapi sfidën në pjesën e dytë, me sulmuesin e West Ham që shënoi në minutën e 54-të, por ishte vetëm iluzion, kjo pasi ekuadorianët realizuan golin e tretë në minutën e 91-të me Minda. Në Grupin B tashmë kryeson Venezuela me 6 pikë duke siguruar edhe kualifikimin, Ekuadori dhe Meksika ndjekin me nga 3 pikë, ndërsa në vendin e katërt qëndron Xhamjaka pa asnjë pikë që tani është eliminuar.

sfidanti.al