Sulmuesi hungarez Barnabas Varga ka thyer disa kocka të fytyrës dhe pësoi një tronditje pasi u përplas me portierin skocez Angus Gunn. Futbollisti hungarez ra pa ndjenja në fushë pasi u përplas në ajër me Angus Gunn në pjesën e dytë të ndeshjes në Euro 2024 në Stuttgart mbrëmjen e së dielës. Lojtarët e Hungarisë sinjalizuan shpejt se 29-vjeçari ishte në telashe dhe, pas gjashtë minutash trajtimi, Varga u largua nga fusha me barelë, ndërsa u mbulua me çarçafë që të mos filmohej nga kamerat. Federata Hungareze e Futbollit publikoi një përditësim mbi gjendjen e Vargas ku thuhet:
“Barnabas Vargas u thyen disa kocka në fytyrë pas përplasjes gjatë ndeshjes dhe ai gjithashtu pësoi një tronditje. Ka shumë të ngjarë t’i nënshtrohet një operacioni. Ai e kaloi natën në spitalin e Shtutgartit. I gjithë skuadra po lutet për të!”
sfidanti.al