Trajneri Luciano Spaleti ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Spanjën. Ai ka kërkur nga lojtarët e tij që të luajnë si ndaj Shqipërisë dhe të komandojnë lojës, pa iu lëshuar terren spanjollëve. Përndryshe do të dalin shumë keq nga ajo ndeshje.
Për Italinë tashmë situata është serioze. Pasi fitoi ndeshjen e parë të grupit, atë me Shqipërinë, axurrët janë në kërkim të tre pikëve kualifikuese ndaj Spanjës. E trajneri Luciano Spaleti kërkon nga skuadra e tij që të bëjë performacën e saj më të mirë. “Dua të shoh një Itali që përsërit performancën e saj më të mirë, pavarësisht se përballë do të ketë një nga shkollat më të mëdha të futbollit në botë. Spanja di të luajë futboll sulmues, sepse ata kanë lojtarë shumë cilësorë.
Ndaj ne do të na duhet të mos pushojmë asnjë çast të kemi atë dëshirë të çmendur për të treguar se edhe e jona është një shkollë e rëndësishme futbolli. Duhet të komandojmë lojën, përndryshe do të dalim keq”. Çfarë do ndryshojë në skuadrën e vet Spaleti, në krahasim me ndeshjen ndaj Shqipërisë?
“Gjithmonë ka dy mënyra për të fituar dhe për të luajtur futboll: loja ekipore dhe ajo duke u bazuar te kampionët e mëdhenj që kanë dhunti të veëanta, të cilët e nxjerrin ndeshjen vetë. Ne kemi lojën ekipore por na mungon një lider që të çon te fitorja. Në një kampionat evropian, luhen ndeshje të cilat nuk përsëriten më dhe unë u jap vëmendjen që duhet. Ne duam të luajmë të njëjtën ndeshje si atë kundër Shqipërisë. Kjo me Spanjën do të jetë një mënyrë për të matur veten”.
sfidanti.al