Turqia e bukur që në debutim

Euro 2024 nis mirë për Turqinë e Vincenzo Montella-s. Kombëtarja e udhëhequr nga trajneri italian mposhti Gjeorgjinë 3-1 në ndeshjen debutuese dhe merr menjëherë komandën e Grupit F(në një grup me Portugalinë dhe Republikën Çeke). Për të zhbllukuar sfidën u desh një e djathtë nga Müldür në minutën e 25-të, por që mori përgjigje pak minuta më vonë me një goditje të Mikautadze, me bashkëpunimin e portierit Günok (32′). Turqit dominuan për sa i përket posedimit të topit dhe në minutën e 65-të gjejnë golin vendimtar, falë një shpikjeje të Arda Güler. Gjuajtja e shkëlqyer me këmbën e majtë nga talenti i Real Madridit, i lindur në vitin 2005, vlen tri pikët ndaj Gjeorgjisë së Kvaratskhelia. Më pas gjithçka u vulos me golin e tretë të shënuar nga Aktürkoğlu në minutën e fundit të kohës së shtesës.

sfidanti.al