Një qen i quajturi “orakulli” Luna ka përcaktuar fituesin e takimit Itali-Shqipëri, që përfundoi 2-1 në favor të italianëve. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shfaqet Luna të cilës i hidhen tre topa tenisi dhe ai vrapon duke kapur njërin. Në topa shkruhej “Itali”, “Shqipëri” dhe X, që do të thotë barazim. Qeni ka zgjedhur topin me mbishkrimin Itali, duke bërë një parashikim të saktë për takimin. Ndërkohë “Bubi” një elefant afrikan ka arritur të gjejë fituesin e takimit Gjermani-Skoci, i fituar nga gjermanët me rezultatin 5-1.Elefanti ka zgjedhur flamurin gjerman, një shenjë kjo që ai ka zgjedhur ekipin fitues të ndeshjes.
sfidanti.al