Organizimi i “Euro 2024″/ Zbulohen detajet e ceremonisë hapëse

Euro 2024 nis zyrtarisht të premten datë 14 Qershor, në sfidën hapëse, e vlefshme për Grupin A, që do të luhet mes Gjermanisë dhe Skocisë, në Allianz Arena të Munihut. Në prag të nisjes së këtij takimi, do të ketë një ceremoni hapëse, sikundër ndodh gjithmonë në prag të nisjes së ngjarjeve kaq të rëndësishme sportive, por detaje të tjera janë zbuluar nga mediat për organizimin e ceremonies. Gjermania, si vendi pritës i Euro 2024, do të kujtojë për të gjithë tifozët e saj, legjendën Franz Beckenbauer, i ndarë nga jeta në 7 Janar të këtij viti. Do të jetë bashkëshortja e ish legjendës bavareze, Heidi Beckenbauer, e cila do të vendosë në qendër të mesit të fushës trofeun e evropianit, i ngritur për herë të fundit nga Italia e Mancinit, në Wembley, në vitin 2021.

sfidanti.al