“Eurosport Italia” skanon Shqipërinë

Një ekip ambicioz, këmbëngulës dhe i përgatitur. Kundërshtari i parë i Italisë në Euro 2024 është më i vështirë sesa mund të pritet. Kombëtarja e Silvinjos, u kualifikua shumë përpara për kompeticionin e Gjermanisë dhe në ndeshjen në Westfalenstadion të Dortmundit ka të gjithë potencialin për të vënë në vështirësi Italinë e Spallettit. Blloku ‘Italian’ i përbërë nga Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Bajrami, Ramadani, Berisha dhe Kumbulla kryeson një grup të larmishëm dhe cilësor. Shqipëria është një jofavorite që nuk i trembet askujt dhe që, mund të krijojë probleme të ndryshme për Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kushtojini vëmendje sulmuesit të ri Armando Broja, i cili pas një mungese gati dyvjeçare për shkak të dëmtimit, po i afrohet kampionatit evropian me një formë të shkëlqyer dhe një besim të ri. Lojtari i Fulham i lindur në vitin 2001 (i huazuar nga Chelsea) hapi rezultatin në miqësoren kundër Lihtenshtajnit më 3 qershor, dhe më në fund duket se i ka lënë pas problemet e tij fizike. Ka interes nga disa klube të mëdha evropiane për 22-vjeçarin e lindur në Slough, i cili do t’i thotë lamtumirë bluve dhe ngjarja kontinentale mund të bëhet vitrinë klasike për t’u dukur. Skuadra nuk duhet nënvlerësuar. Ka individualitet të mirë, mburret me një trajner të përgatitur dhe ambicioz dhe nuk është në kampionatin e parë evropian, duke qenë se në vitin 2016 në Francë arriti edhe një fitore në pjesëmarrjen e parë (vendi i tretë në grup pas Francës dhe Zvicrës). Me pak fjalë, grupi me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë mund të duket pengues, por për asnjërin prej të treve nuk do të jetë e lehtë ta mundë këtë Shqipëri. Raundi i 16-tës nuk përfaqëson një objektiv të pamundur.

sfidanti.al