“Ne kemi qenë optimistë që në momentin e parë, ka qenë gjithmonë nën kontroll. Kur ka lodhje, gjithmonë pritet pak për të parë situatën të evoluojë. Nuk merret parasysh për Bosnjën, për Shqipërinë po. E njëjta gjë vlen për Meret”.
Në prag të ndeshjes miqësore në Empoli kundër Bosnjës në ndeshjen e fundit të kombëtares italiane para debutimit në Europian, trajneri Luciano Spalletti i qetëson të gjithë për gjendjen e Nicolò Barella. Për ndeshjen e së dielës: “Pres të vëmë në praktikë analizat që bëmë pas ndeshjes së fundit. Kishte kohë për të provuar disa gjëra, ndaj pres që ata të bëjnë më mirë. Scamacca do të luajë”.
“Nuk do të ketë kurrë një pozicion qetësie sepse ne jemi Italia, ndaj duhet të aspirojmë shumë”, vazhdoi Spalletti në përgjigje të pyetjes nëse Italia do të arrijë të ngjitet në podium në Kampionatin Evropian.
“Sigurisht gjëja më e mirë është të mos u thuash këtyre djemve se e vetmja mundësi është fitimi i Kampionatit Evropian. Kur mbërrita, kishte një plagë të hapur”.
“Ne shkojmë në Evropian, fituam në 2021, por e nisëm nga një moskualifikim në Botëror”. Përsa i përket zgjedhjeve të 26 lojtarëve për listën përfundimtare: “Nuk isha unë që i zgjodha, ata e meritonin këtë fanellë, thjesht zgjodha më të mirët”.
sfidanti.al