Armend Thaqi do të largohet nga Ballkani. Lojtari i skuadrës nga Suhareka ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e ekipit, pasi do të ndërrojë mjedis. “Pas përfundimit të kësaj ndeshjeje e kam përfunduar edhe pjesën me Ballkanin. Sigurisht që është edhe ndeshja e fundit reale ku do të na dorëzohet trofeu i titullit. Pas përfundimit të kampionatit do ta vazhdoj karrierën jashtë vendit. Cluji është skuadra ime e re”, ka thënë lojtari pas finales së Kupës së Kosovës.
sfidanti.al