Benjamin Sesko është një nga dëshirat e Milanit për përforcimin e sulmit, repart ku pëlqehet shumë edhe Joshua Zirkzee i Bolognës. Sulmuesi i kombëtares sllovene mbylli sezonin e parë në Bundesliga me Leipzigun, skuadër me të cilin 14 gola në kampionat. Shtypi sportiv gjerman raporton se çmimi i 20-vjeçarit shtatlartë është rreth 65 mln euro sipas klauzolës së përcaktuar me klubin. Sesko cilësohet si zëvendësuesi perfekt i francezit Oliver Giroud, i cili vendosi të vijonte karrierën në MLS e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Gjiganti” slloven pëlqehet shumë edhe në Premier League, aty ku ka interes nga klube të ndryshme. Sidomos nga Arsenali.
sfidanti.al