Ja si duket këmba e Kimpembes pas dëmtimit rrëqethës

Presnel Kimpembe praktikisht nuk ka garuar për dy sezone për shkak të një dëmtimi të tendinit të Akilit që ka qenë një sprovë e vërtetë për të. Të dielën, 28-vjeçari francez iu bashkua festës së PSG-së për titullin kampion. Ai ndau në rrjetet sociale një imazh të këmbës së tij, ku dallohen qartë pasojat e atij dëmtimit të rëndë: një çarje e gjatë në të gjithë pjesën e pasme. Dëmtimi ndodhuri sezonin e kaluar, në nëntor 2022, pak para Kupës së Botës në Katar, në një ndeshje kundër Auxerre. Mbrojtësi kërkonte me çdo kusht të ishte në listën e Deschamps dhe ajo që erdhi më pas ishte një makth. Në shkurt të vitit 2023, ajo që u konsiderua në fillim një ndrydhje, rezultoi këputje e tendinës së Akilit. PSG, megjithatë, nuk ka dashur kurrë të lërë mënjanë lojtarin e rritur në akademinë e klubit parizien, një lojtar kyç për shumë vite falë vendosmërisë dhe angazhimit të tij, duke rinovuar kontratën e tij në mes të sezonit aktual. Rikthimi i tij në fushat e lojës, në rastin më të mirë, është planifikuar për fillimin e sezonit të ardhshëm.

sfidanti.al