Giroud zyrtarizon largimin: Krenar për atë që kam bërë te Milani

Tashmë është zyrtare: Olivier Giroud nuk do të jetë më lojtar i Milanit në fund të sezonit. Këtë e ka bërë të ditur vetë qendërsulmuesi francez në kanalet zyrtare të klubit, duke konfirmuar zërat e muajve të fundit që e panë atë pa rinovim dhe larg Italisë. Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, njoftoi lamtumirën e tij nga kuqezinjtë në një konferencë për shtyp. “Jam këtu për t’ju thënë sedo të luaj dy ndeshjet e fundit për Milanin. Do të vazhdoj karrierën time, por në MLS. Jam shumë, shumë krenar për gjithçka që kam bërë te Milani, në këto tre vite. Është koha e duhur për ta thënë, por unë jam pak i emocionuar, historia ime me Milanin përfundon këtë vit, por Milani do të mbetet përgjithmonë në zemrën time”, ka thënë mes të tjerash francezi.

sfidanti.al