PSG që përgatitet për epokën post Mbappe po studion goditjen e dyfishtë te Napoli. Dihet tashmë interesi i parizienëve për Vicktor Osimhen që i pëlqen edhe Chelsea-t, por klubi i sheikëve po tenton të rrëmbejë edhe Khvicha Kvaratskelia. Sipas raportimeve të ndryshme të mediave franceze ditët e fundit ka pasur një takim mes menaxherëve të gjeorgjianit me drejtuesit e klubit parizien. Vetë 23 vjecari është shfaqur entuziast për mundësinë për t’ju bashkuar PSG, por vlen të theksohet fakti se për momentin nuk ka asnjë akord me Napolin. Diçka e kuptueshme, pasi me një trajner që mbetet ende për tu zgjedhur, Napoli nuk mund të lejojë largimit kaq lehtë të një prej yjeve më të rëndësishëm, duke qenë se largimi i Osimhen jepet i sigurt, me nigerianin që ka një premtim nga Presidenti De Laurentiis që verën e kaluar. PSG ka ndërkohë disa fronte të hapura në Itali, ku veç Osimhen dhe Kavartskelias, po ndjek me interes edhe Leaon e Milanit. Vitin e kaluar Napoli arriti ta mbajë Osimhen pavarësisht presionit të fortë të parizienëve, megjithëse në këtë aks janë kryer disa transferime të rëndësishme si ai i Lavezzit, Cavanit apo Fabian Ruiz. Marrëdhënia e mirë mes dy klubeve është evidente dhe mund të sjellë edhe lamtumirën e Kvaratskelias, natyrisht për një shifër disa herë më të lartë se ajo prej 10 milionë eurosh që u pagua për ta marrë në 2022.
sfidanti.al