Emiliano Martinez pritet të largohet nga Aston Villa pas katër viteve qëndrim në Villa Park. Portieri argjentinas është një nga më të vlerësuarit në Premier, megjithatë dëshiron të bëjë një hap para në karrierën e tij dhe të nënshkruajë për një klub më tl madh. Edhe pse Martinez ka një kontratë me Aston Villa deri në verën e vitit 2027 dhe është pjesë integrale e planeve të trajnerit Unai Emery, klubi anglez mund të joshet ta shesë atë në për të balancuar llogaritë financiare. Chelsea, i vetëdijshëm për këtë situatë, ka ringjallur interesin për portierin argjentinas dhe është i gatshëm të bëjë një ofertë joshëse për të siguruar shërbimet e tij. Blutë e Londrës, të cilët nuk kanë gjetur një portier të fortë në sezonet e fundit, e shohin Martinezin si zgjidhjen ideale për të forcuar portën e tyre.
sfidanti.al