Wisla e Krakovës shkruan historinë. Skuadra ku militon edhe shqiptari Dejvi Bregu ka fituar Kupën e Polonisë, ndonëse militon në Kategorinë e Parë. Visla ka mposhtur në finalen e madhe 2-1 Pogonin dhe ka siguruar një vend në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm. Visla është një emër i njohur i futbollit polak (ka fituar 13 herë kampionatin dhe 5 herë Kupën), por që nga viti 2022 militon në Kategorinë e Parë polake.
sfidanti.al