Në vitet e ardhshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëhen qendra e futbollit më të mirë botëror dhe El Clasico, dueli mes Barcelonës dhe Real Madridit, pritet të luhet në tokën amerikane. Projekti i madh i popullarizimit të futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vjen me “pagesë” sepse garat më të mëdha të futbollit do të luhen në tokën e këtij vendi. Para nesh është Kupa e Botës, Kupa e Botës për Klube e zgjeruar me 32 klube, Kupa e Amerikës, kampionati i Amerikës së Jugut. Të gjitha këto gara do të luhen në SHBA në dy vitet e ardhshme. Por, përveç kësaj, amerikanët vendosën të sjellin El Clasico, derbin më të madh të futbollit në botë mes Real Madridit dhe Barcelonës. Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka ndarë informacionin se dëshira e parë e drejtuesve të futbollit në Spanjë është të sjellin El Clasico në tokën e SHBA-vë në sezonin 2025/2026. “Nuk e di saktësisht se kur, por La Liga do t’i luajë ndeshjet e saj zyrtare jashtë vendit. Mendoj se duhet të fillojë nga sezoni 2025/26. Ndeshjet në SHBA do të forcojnë pozicionin tonë në tregun e Amerikës, që është i dyti më e rëndësishmi për ligën tonë, pas Spanjës”, shpjegoi Tebas në një deklaratë për gazetën spanjolle Expansion.
sfidanti.al