Një histori e re rozë do të shoqërojë Kombëtaren e Anglisë gjatë Euro 2024. Mesfushori Mason Mount është fotografuar me një bionde misterioze në Altrincham Town, një zonë shumë afër qëndrës stërvitore të Manchester United. Ata janë parë shumë pranë qëndrës së qytezës ku rreth një orë parkim u kushtoi rreth 60 pound. Llogaritur vlerën e makinës Range Rover që shkon rreth 140 mijë euro, Mount nuk do ta ketë aspak problem biletën e parkimit. Gjatë muajve të fundit, për mesfushorin gjërat nuk kanë shkuar si ai do të dëshironte pasi në Manchester ka humbur mes dëmtimeve dhe formës së dobët ndërsa në jetën private ka pasu edhe më shumë probleme pasi i dha fund lidhjes 5-vjeçare me Chloe Wealleans-Watts. Mount mungoi në ndeshjen e fundit të gjysmëfinales së FA Cup kundër Conventry. Vetëm gjatë këtij sezoni, Manchester United numëron 60 raste lojtarësh të dëmtuar, një mallkim i vërtetë për trajnerin Ten Hag.
sfidanti.al