Pavarësisht se “bomberi” belg, Romelu Lukaku duket se nuk ka ndërmend të qëndrojë gjatë në Romë me skuadrën e “Verdhekuqve”, kjo pasi “shtatlarti” i sulmit ka oferta nga Premier League, Arabia apo Amerika, por ai nuk ka ndërmend t’i braktisë “Ujkonjat” e kryeqytetit për asnjë nga destinacionet e sipërpërmendura. Një mik i ngushtë i sulmuesit, zbulon së fundmi në një “podcast” se Lukaku vitin e ardhshëm do të rikthehet te Anderlecht, klubin me të cilin ka nisur karrierën. Sipas mikut të Lukaku, opsioni “Anderlecht”, do të fitonte edhe më shumë kuota nëse këtë vit ata fitonin titullin në Belgjikë e Lukaku do të kishte kështu mundësinë që sezonin e ardhshëm të luante në Champions League. Madje, Anderlecht ka edhe lirshmërinë financiare për të paguar 37 milionë euro që do ta lironin Lukakun nga çdo detyrim ndaj Chelsea. Një tjetër faktor që e shtyn Lukaku drejt Anderlecht është edhe rikthimi në shtëpi pas kaq shumë kohësh larg saj dhe tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 31-vjeçarit.
sfidanti.al