Shfrytëzimi i markës, Beckham fiton 260 milionë $

David Beckham ka fituar betejën ligjore 240 milionë dollarëshe kundër dhjetra faqeve online që tregtonin produktet e markës së tij. Në kërkesën e bërë, 48-vjeçari dhe avokati që mbrojti padinë, kërkoi rreth 1.6 milionë pound nga secili shitës online, shumica e të cilëve nga Azia. Si prova të pakontestueshme u paraqitën në gjyq faturat e transferimeve të produkteve me kompanitë Amazon, eBay dhe Etsy, ndërsa bëhet fjalë për veshje intime, sportive, parfume, postera, lojëra online, bizhuteri dhe orë. Tashmë, firmat e cilësuara fajtore duhet t’i paguajnë kompanisë DBV rreth 260 milionë dollarë. Në rast se faqet online nuk pranojnë të paguajnë shumën, atëherë në të gjithë tregun amerikan do të bllokohen shitjet e tyre, çka do të thotë se dëmet financiare do të oshin shumë të mëdha.

sfidanti.al