Xavi nuk i beson PSG-së: Do të jetë e vështirë

Xavi Hernandez është gati të përballet me PSG-në në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League. Barcelona e tij do të jetë në gjendje të bëjë llogaritë në avantazhin spektakolar 2-3 në Paris, por trajneri nuk i zë besë kundërshtarit. “Për ne është një mundësi e madhe – fjalët e tij në konferencë – Ne luajmë në shtëpi dhe Montjuïc do të duhet të ngjajë me Camp Nou-n e mbrëmjeve të shkëlqyera”. “Do të jetë një PSG e guximshme, pavarësisht avantazhit të ndeshjes së parë. Duke luajtur në shtëpi, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Jemi të emocionuar në kuptimin e mirë të fjalës”. Më pas trajneri foli për ndjenjat e tij personale: “Jam mirë, jam i motivuar. Jam shumë krenar që mund të kualifikohem në gjysmëfinale dhe po ashtu edhe tifozët e Barcelonës. Është një mundësi e madhe. Unë jam i gëzuar dhe i emocionuar që jam këtu ku jemi”.

sfidanti.al