Kosova fiton në “Billie Jean King Cup”

Përfaqësuesja e Kosovës në tenis e ka shënuar edhe fitoren e dytë në “Billie Jean King Cup”, që është Botërori në konkurrencë ekipore te femrat. Të mërkurën në Vilnius të Lituanisë, Kosova fitoi 3:0 ndaj Maltës. Adrijana Lekaj dominoi plotësisht në ndeshjen e parë duke fituar 6:0, 6:0 ndaj Carla Baldacchinos. Në takimin e dytë, Arlinda Rushiti fitoi 2-0 në sete ndaj Emma Montebellos. Të dy setet përfunduan 6:4. Në çifte, Rushiti e Lekaj fituan 7-6 e 6-4 ndaj Montebellos e Pellicanos. Kosova garon në Grupin II, që është nivel mesatar i ngjarjes globale. Të hënën fitoi 2-1 ndaj Gjeorgjisë, ndërsa të martën pësoi 3-0 nga Egjipti.

sfidanti.al