Ekipi i Boston vijon të dominojë NBA këtë sezon, duke fituar sot 124-107 ndaj Portland. Një ndeshje pa shumë histori, ku për Sëlltiks u dallua Braun me 26 pikë. Plot 62 fitore për Bostonin në sezonin e rregullt, e pesta radhazi, duke thelluar rekordin dhe duke u konfirmuar në vendin e parë në Lindje, pasi play-off-in e ka siguruar prej më shumë se një muaji më parë. Ndryshe ndodh me vendin e dytë në Lindje, pasi vjen humbja e katërt radhazi për Miloukin, që u mund 122-109 në fushën e tij nga Nju Jorku, duke hyrë në krizë. Brunson me 43 pikë ishte më i miri për nju-jorkezët. Ndërsa në Perëndim, skuadra e Minesota komandon renditjen, duke fituar sot 127-117 ndaj Lejkërs. Reid me 31 pikë e Eduards me 26 pikë bënë diferencën në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Hachimuras për kalifornianët, që bien pas katër fitoreve rresht. Fiton ekipi i Golden Stejt, që në fushën e tij mposhti 118-110 Jutah Xhez, sfidë ku u dallua Klej Tompson me 32 pikë. Gjithsesi, Uarriors mbeten larg larg zonës play-off.
sfidanti.al