Reali i tregon “derën” Alabës

Mediat spanjolle kanë bërë me dije se Reali i Madridit parashikon të vështirë të ardhmen e David Alabës në kryeqytet. Austriaku, i cili u transferua në 2021 në Spanjë, ka pësuar disa dëmtime dhe më i fundit (ligamenti kryesor i gjuri) duket se ka shqetësuar Realin. Mediat spanjolle kanë bërë me dije se paga mujore e Alabës është plot 1.9 milionë euro në vit. Reali mendon se 31-vjeçari, i cili ka kontratë deri në 2026-ën, nuk do të rikthehet kurrë në nivele të larta dhe tani kërkon një zgjidhje pasi kërkon të kursejë paratë, të cilat do t’i investonte në merkato. Sa i përket planeve për të ardhmen në qendër të mbrojtjes Reali ka vendosur që t’i besojë dyshes Rydiger-Militao. Ndërsa për krahun e majtë të mbrojtjes mësohet se Reali përveç Alfonso Dejvisit do të afrojë edhe talentin mëngjerash të Lilës, Leni Joro.

sfidanti.al