Babai i Diaz largon sulmuesin nga Liverpool

Luis Emanuel Dias, babai i sulmuesit të Liverpool, Luis Dias është shdndërruar në një protagonist të vërtetë në muajt e fundit. Në fillim pasi u rrëmbeu dhe më pas, duke ndjekur nga tribunat pa fshehur emocionet në çdo prekje topi të djalit të tij me kamerat që e ndjekin më kërshëri për të fiksuar momente speciale. Së fundmi, Luis Emanuel Dias guxon të zbulojë edhe ëndrrën e familjes lidhur me djalin e tij. Ai theksoi se do të dëshironte ta shihte Dias me fanellën e një prej klubeve të Madridit, Realit apo Atleticos duke qenë se kolumbianë si Falcao apo James Rodrigez kanë lënë gjurmë në kryeqytetin spanjoll. “Të them të vërtetën nuk e di nëse kishte interes konkret nga ndonjë klub i Madridit kur Dias u transferua nga Porto te Liverpool në vitin 2022. Kisha dëgjuar diçka, por nuk di nëse ishte e vërtetë apo jo. Liverpooli ishte shumë i drejtëpërdrejtë dhe drejtuesit e donin me patjetër transferimin e Dias. Ndaj, edhe Dias nuk u mendua dy herë pavarësisht se mund të kishte diçka më vonë me Realin apo Atleticon. Do të më pëlqente ta shihja në Madrid. Falcao dhe James, dy nga më të mirët e Kolumbisë kanë luajtur në Madrid. Ne nuk jemi dorëzuar për një transferim të mundshëm te Reali apo Atletico. Unë personalisht shpresoj ende që ky transferim të realizohet”, u shpreh Luis Emanuel Dias.

sfidanti.al