Miqësoret me Kilin dhe Suedinë, programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares

Kombëtarja shqiptare nis të hënën grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit, sfidë që do të luhet më 22 mars në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, duke nisur nga ora 20:45 dhe e Suedisë, takim që do të zhvillohet në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm më 25 mars, në ora 19:00. Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe nga e hëna e 18 marsit do të nisin stërvitjet në ambientet e ‘Shtëpisë e Futbollit’. Grupi pritet të kompletohet ditën e hënë, pasi të gjithë futbollistët e thirrur të kenë përfunduar impenjimet me ekipet respektive.

E hënë, 18 mars 2024

  • Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit
  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:15

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 19 mars 2024

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:15

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 20 mars 2024

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:15

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 21 mars 2024

  • Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Ennio Tardini”, ora 18:30.
  • Stërvitja zyrtare në stadiumin “Ennio Tardini”, ora 19:15.

E premte, 22 mars 2024

  • SHQIPËRI – KILI, ORA 20:45, në stadiumin “Ennio Tardini”, Parma, Itali

E shtunë, 23 mars 2024

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 11:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E diel, 24 mars 2024

  • Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Friends Arena”, në ora 17:15
  • Stërvitja zyrtare në stadiumin “Friends Arena”, Stokholm, Suedi në ora 18:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 25 mars 2024

  • SUEDI – SHQIPËRI, ORA 19:00, në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm, Suedi.

sfidanti.al