Brahim Diaz, trajneri i Spanjës tregon të vërterën

“Unë nuk kam kërkuar asgjë, nuk kam bërë kurrë presion dhe nuk do të bëj kurrë. Unë flas në fushë, aty ku vlerësohen meritat. Nuk jam tipi i njeriut që i bëj këto gjëra”. Kështu është shprehur Brahim Diaz mbi vendimin e tij për të pranuar ftesën e Marokut, duke e hedhur oshtë mundësinë që në të ardhmen të përfaqësojë Spanjën. Trajneri  i “La Rojas”, Luis de la Fuente, shprehu gjithashtu opinionin e tij për këtë temë, e cila është diskutuar shumë në Spanjë ditët e fundit, duke folur në konferencën për shtypin pas shpalljes së listës për miqësoret e marsit: “Më 1 mars bëra një listë paraprake, ku e përfshija, por më 9 mars m’u paraqit një dokument nëpërmjet të cilit ai hiqte dorë nga përfaqësimi i Spanjës. Nuk munda ta detyroja të vinte, bëra atë që duhej të bëja sportivisht”. Kujtojmë që Brahim Diaz ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Spanjës, nga U-17 deri tek U-21, para se “të rrëmbehej” nga Maroku. Nëna e tij është spanjolle, ndërsa babai maroken.

Kjo është lista e Spanjës:

Portierë: Unai Simon, Raya, Remiro

Mbrojtës: Carvajal, Navas, Pedro Porro, Laporte, Le Normand, Vivian, Pau Cubarsi, Gaya, Grimaldo

Mesfushorët: Rodrigo, Zubimendi, Merino, Fabian, Alex Baena, Sancet

Sulmues: Morata, Williams, Yamal, Olmo, Joselu, Gerard Moreno, Oyarzabal, Sarabia

 

sfidanti.al