Si kurrë më parë, futbolli shqiptar po prodhon shumë sulmues, mjafton të shohësh listën e Sylvinho-s dhe “bomberat” e tjerë që janë në qarkullim. Dy prej tyre janë edhe vëllezërit Shpendi, Stiven dhe Cristian, ky i fundit nuk di të ndalet teksa në Serie C ka realizuar jo pak por 20 gola. Pavarësisht se militon në kategorinë e tretë italiane, me ekipin e Cesena-s, Cristian i ka të gjithë të dhënat për të bërë hapa të mëdhenj në karrierë, për këtë është i bindur ish sulmuesi i famshëm kuqezi, golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave me ekipin kombëtar, Erjon Bogdani. Në një intervistë për mediat italiane, Bogdani foli me fjalë të mëdha për Cristian: “Po zhvillon një kampionat fantastik, numrat flasin qartë, por nga këtu e deri në përfundim të sezonit jam i sigurt se do të rriten. Ai është një futbollist shumë i mirë, për më tepër që është shumë i ri dhe ka hapësira për t’u përmirësuar. E ardhmja në Serie A? Ai ka talent dhe mund të arrijë larg, por nëse do të isha si ai, duke parë dhe vështirësinë që po has vëllai i tij, Stiven, tek Empoli, do t’i këshilloja që të luante një vit në Serie B”, u shpreh Bogdani, duke bërë në fund dhe në krahasim me vëllain e tij, Stiven, kush është më lart?
“Nëse do më pyesnin më herët do të thosha Stiven, por tani them Cristian. Të dy binjakët janë sulmues me vlera, sulmues të fortë, por Cristuan në sytë e mi është një sulmues më modern”, u shpreh Bogdani, duke pjesë e Cesena-s.
sfidanti.al