Cikalleshi, shënon 2 gola ndaj Adana Demirspor

Vazhdon forma e mirë e sulmuesve shqiptarë, sidomos e atyre që luajnë në kampionatin turk. Pas Manajt, është Cikalleshi, që shënon në Superligën turke. Sokol Cikalleshi ka shënuar 2 gola në 45 minutat e para të takimit Koniaspor- Adana Demirspor. Sulmuesi kavajas zhbllokoi takimin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9-të dhe dyfishoi shifrat, sërish nga 11 metrat, në minutën e 45-të. Sulmuesi shqiptar ngjitet në kuotën e 11 golave në kampionat këtë sezon. Sulmuesi u zëvendësua në minutën e 62-të të takimit, kur skuadra e tij po fitonte me rezultatin 2-1.

sfidanti.al