Sherif Kallaku në versionin “De Bruyne”

Sherif Kallaku është shfaqur protagonist në Rumani në ndeshjen që ekipi i tij Sepsi luajti në transfertë përballë Botosanit. Sfida përfundoi me fitoren 1-2 të ekipit ku luan shqiptari. Kallaku ia doli të dhuronte asistin në golin e dytë për të tijët. Në minutën e 31’ pas një topi të ardhur nga traversa, mesfushori shqiptar dha një top mjaft të bukur “alla De Bruyne”, për shokun e tij të ekipit Dabeljuh, me këtë të fundit që nuk gaboi para portës. Në këtë sezon me fanellën e Sepsit, Kallaku ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. Mesfushori shqiptar ka zhvilluar 36 ndeshje mes Kupës, Conference League, Ligës dhe miqësoreve.


sfidanti.al